Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bozdo: Qeveria pamundëson marrjen e pagesës së papunësisë, shkak burokracia
Në një deklaratë për mediat, ish deputeti demokrat Eno Bozdo denoncoi faktin se qeveria po pamundëson marrjen e pagesës së papunësisë për mijëra punonjës.
Bozdo sqaron se kjo ndodh për shkak të marrjes së të dhënave personale për leje daljet, ndaj edhe aplikimet bllokohen.
Duke paraqitur një dokument, Bozdo sqaron se shumë qytetarë nuk kanë as adresë emaili, e madje as numër personal për të aplikuar në portalin e qeverisë.
Ish-deputeti denoncon se në datën 26 mars formulari i aplikimit nuk i kishte këto opsione informacioni por i shtoi pa asnjë argument.
“Qeveria po ua bën jetën ferr personave që duhet të marrin pagesën e papunësisë për shkak të pandemisë! Duke treguar sa e shkëputur është nga realiteti, qeveria ka nxjerrë pengesa burokratike që vështirësojnë apo pamundësojnë marrjen e pagesës nga mijëra punëtorë.
Për të përfituar ndihmën financiare, qeveria u kërkon punonjësve e-mailin, pra adresën e postës elektronike dhe numrin e celularit. Shqetësimi i shprehur nga ana e kompanive është se shumica e punëtorëve nuk kanë adresë e-maili. Madje një pjesë e tyre nuk kanë as numër celulari personal.
Pa plotësimin e këtyre të dhënave, aplikacioni qeveritar për marrjen e pagesës së papunësisë bllokohet. Askush nuk përfiton dot asgjë. Kjo do të thotë që ta bësh të pamundur dhënien e ndihmës apo, në rastin më të mirë, ta vështirësosh atë në maksimum.
Ky është një nga ato raste që tregon se qeveria merr vendime aty për aty, të pamenduara dhe në kaos, duke i shkuar pas krizës, jo duke i paraprirë asaj.
Siç tregojnë këto dy dokumenta zyrtarë, në datën 26 Mars, kërkesa për emailin dhe numrin e telefonit nuk ekzistonte. Ajo u shtua më pas pa asnjë argumentim. Aplikimi për pagesën e papunësisë që kërkon emailin dhe numrin e telefonit mund t’i sherbejë qeverisë për marrjen në mënyrë indirekte të të dhënave personale të qytëtarëve, por ajo ua bën edhe më të vështirë jetën mijëra punonjësve.
Ky është një shembull sesi me apo pa krizë, me apo pa virus, qeveria është plotësisht e pandjeshme ndaj problemeve reale dhe situatës shumë të vështirë ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare”, tha Bozdo.