Flash News

KRYESORE

Bozdo: Rritja e çmimit të ujit në Tiranë nxjerr gënjeshtrën e Veliajt për UKT-në

Bozdo: Rritja e çmimit të ujit në Tiranë nxjerr

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo, në një reagim të tijin gjatë ditës së sotme ka akuzuar ERRU e cila sipas tij “çuditerisht vendos te rrise cmimin e ujit ne Tirane”.

Sipas Bozdos “Pavaresisht se UKT i ka humbjet ne rrjet mbi 70%, do te mjaftonte reduktimi i ketyre humbjeve qe cmimi jo vetem te mos rritej, por madje te ulej. ERRU, si rregull, duhet ta detyroje UKT me pare te ule humbjet. Por ERRU i ben fresk politikes se dites, jo qytetareve. Nqs UKT do kishte nje plan biznesi serioz, cdo banke do ta financonte, pa patur nevoje te rritet aspak cmimi ujit. P.S. Nderkaq Veliaj ka dy vjet qe mburret se e ka permiresuar ndjeshem menaxhimin e UKT. Por qartazi genjen! Me sa duket, do ta japin me koncesion. Por me pare po e kthejne ne fitimprurese....sigurisht me leket tona” – e përfundonte Bozdo reagimin.

Të fundit