Flash News

KRYESORE

Bozdo: Shembja e Teatrit një akt barbar, të gjithë në shesh për të përmbysur këtë diktaturë

Bozdo: Shembja e Teatrit një akt barbar, të gjithë në shesh

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo e ka konsideruar një akt barbar që nxjerr në pah fytyrën e vërtetë të pushtetit, shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Bozdo një veprim i tillë duhet të na bëjë të ngrihemi të gjithë për të rrëzuar këtë qeveri, pasi sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të përmbysur diktatura të këtij lloji.

Reagimi i plotë:

Sot ra maska e fundit, nē se kishte ngelur njē e tillē!

Teatri Kombētar u shēmb sot pēr t'i thënë shqiptarēve se shteti dhe institucionet e tij tashmē pērfaqēsohen vetēm me fytyrēn e dhunēs sē çmendur, me fytyrēn e Edi Ramēs.

Me kētē akt tē pērllogaritur me qetēsi vrastare, Edi Rama i komunikon shqiptarēve se ēshtē mjaftueshmērisht jashtē kontrolli, i kriminalizuar dhe korruptuar sa qē me tē nuk matet dot askush. As edhe qēndresa qytetare 3 vjecare pēr Teatrin.

Shēmbja e Teatrit Kombētar ēshtē njē akt i pastēr politik qē synon tē tregojē se cili ēshtē I forti dhe gangsteri nē Shqipēri.

Edi Rama kishte dhēnē prova prej vitesh qē nuk njihte as demokracinē, as kulturēn dhe trashēgiminē e saj, as shtetin ligjor, as dialogun apo qoftē edhe njē fije njērzillēk qē herē pas here i shoqēron diktatorēt si makiazh.

Nga sot, nuk ka mē njeri qē beson se Edi Rama do tē largohet nga pushteti me zgjedhje tē lira apo tē ndershme. Sepse ai ka hyrē nē rrugēn e manipulimit pakthim tē zgjedhjeve.

Ky arkt barbar shpresoj tē nxjerrē mē tē mirēn tek ne: qytetarinē tonë qē nē 1990 rrēzoi njē ndēr rregjimet mē tē tmerrshme tē historisē. Sepse diktatura tē kētij lloji, kaq tē marra dhe vrastare, kanē vetēm njē mēnyrē pēr tu pērmbysur. Tē gjithē nē shesh, pa asnjē justifikim apo paragjykim. Kjo tashmē ēshtē pērgjegjesi personale nga vetes, familjes, fēmijēve, pērgjegjēsi ndaj vendit dhe flamurit.

Të fundit