Flash News

KRYESORE

Braçe i drejtohet kreut të ARRSH-së: Drejtor i dashur, iku rruga

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar në rrjetin social Instagram fotot e dëmitimti të rrugës e cila lidh Divjakën me autostradën Fier-Lushnjë.

Në statusin që e shoqëron foton, Braçe thotë se prej disa muajsh e ka ngritur si shqetësim dëmtimin e rrugës. Në tekstin në fjalë, edhe pse nuk e përmend emrin, me gjasë, Braçe i drejtohet kreut të ARRSH-së, si institucioni që është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Drejtor i dashur, iku rruga”, e nis Braçe reagimin e tij teksa shton se ekonomia më e madhe bujqësore në vend po izolohet.

Postimi i plotë i Erion Braçes

Drejtor i dashur;

IKU RRUGA, VAJTI-sic i them une, VATE-sic i thoni ju!

Kam 8 muaj qe ju them dhe tani shihe;

Po shembet, nuk mban me,

pa nisur shirat keshtu, tani ne thuajse vere, imagjino dhe me uje!

8 muaj qe as nderhyn kush e as miremban ndonje!

Nuk ka bere vaki kurre!

ESHTE RRUGE KOMBETARE DHE,

ESHTE RRUGA JOOOOOTEEEEEE,

PERGJEGJESIA JOOOOOTEEEEE!

Rruga po bie dhe nuk do te kete me levizje nga Autostrada Lu-Fr me Divjaken.

Madje nuk do te kete as levizje nga Autostrada Rrogozhine-Lu me Divjaken.

E kupton apo jo?

Ekonomia me e madhe bujqesore ne vend po izolohet!

Kam 8 muaj qe perpiqem te te spjegoj kete dhe pres qe ti te mirembash rruget e tua, nen pergjegjesine tende!

Nuk ka me kohe!

RRUGA PO IKEN!!

 

Të fundit