Flash News

KRYESORE

Braçe: Janë identifikuar banditët e përfshirë në grabitjen e Rinasit

Braçe: Janë identifikuar banditët e përfshirë në

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar sot në mëngjes lidhur me ngjarjen e bujshme të grabitjes spektakolare dje në pistën e aeroportit të Rinasit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe kërkon masa të forta për këdo të përfshirë, si dhe thekson se janë identifikuar personat e tjerë të përfshirë.

“Prioritet tani kapja e banditeve! Ndaj mbështetje per cdo oficer te policisë te përfshirë ne hetime e operacionin e pandërprerë ne terren! Pas kësaj, pa diskutim analize e plote e cdo elementi qe ka cenuar rende sigurinë nga bankat ne aeroport, masa te forta per çdokënd!

Gjithë mbështetjen per Policinë e Shtetit; Burrat qe u përballën dje me  një prej bandave me te rrezikshme ne vend dhe eliminuan drejtuesin e saj; Burrat qe po hetojnë intesivisht dhe qe kane identifikuar cdo bandit te përfshirë; Burrat qe jane ne territor e vijojnë ndjekjen”, shkruan Braçe.

Të fundit