Flash News

KRYESORE

Braçe ju përgjigjet kritikëve për dëshmorët në bulevard: Heronjtë i bëri lufta, jo qeveria

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar pas debatit në lidhje me vendosjen e fotografive të heronjve të luftës në bulevardin qendror në Tiranë.

Në Instagram, Braçe shkruan se heronjtë nuk i krijoi qeveria, por lufta dhe rezitenca e shqiptarëve kundër pushtuesve, si një përgjigje ndaj atyre që e kritikuan nismën e qeverisë.

“Qysh para se te vendosnim ne bulevardin #DESHMORETEKOMBIT, portretet e 99 #HeronjveTeLuftes, e kisha menduar reagimin, por kurre te tille-kriminal. Cmoj pafund opinionin e njerezve te ditur, racionale, mbeshtetur ne fakte, shkruar e folur keto dite.

I kam lexuar te gjithe dhe kam heshtur, per te degjuar edhe te tjere, perfshire sharlatanë e sharlatane qe “antikomunizmin” e kane biznes te madh, pa taksa e nga po bejne para shume, interesaxhinj te vegjel, te cilet, historine e dijen mbi te e perdorin per politiken e dites e perfitime banale, fare banale prej saj”, shkruan Braçe ndër të tjera.

Të fundit