Flash News

KRYESORE

Braçe: Lojërat elektronike të fatit dhe bastet sportive nuk do hapen!

Braçe: Lojërat elektronike të fatit dhe bastet sportive nuk do

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, shprehet se lojrat eelektronike të fatit dhe bastet sportive nuk do të hapen.

Numri 2 i Qeverisë bën me dije se prej vitit 2018 ato konsiderohen të paligjshme në Shqipëri dhe ligji nuk ka ndryshuar, por është në fuqi.

Kujtojmë se Braçe ishte firmëtari te VKM-ja e para pak ditëve për rihapjen e kazinove dhe opozita akuzon qeverinë po rikthen lojërat e fatit në qendër të Tiranës, për të favorizuar miqtë e tyre.

Postimi i plotë në rrjetet sociale:

LOJRAT ELEKTRONIKE TE FATIT DHE BASTET SPORTIVE NUK HAPEN!

PREJ VITIT 2018, ATO JANE TE PALIGJSHME NE SHQIPERI!

LIGJI NUK KA NDRYSHUAR!

NUK KA KTHIM PAS NE LOJRA FATI NE RRUGE E POSHTE PALLATEVE!

LIGJI QE I NDALON ESHTE NE FUQI!

Bandite, trafikante droge, kriminele ordinere dhe politikanet e tyre qe u bene bashke kunder nesh kur ne i mbyllen, nuk i hapin dot tani me propaganden e mbeshtetur mbi rrena!

NUK HAPEN!

Të fundit