Flash News

KRYESORE

Braçe sulmon LSI: Ankoheni që ky vend është zero, po pasuria juaj pse shtohet?

Braçe sulmon LSI: Ankoheni që ky vend është zero, po

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka shigjetuar nëpërmjet një statusi në facebook Lëvizjen Socialiste për Integrim. Braçe hedh akuza të forta mbi aleatin qeverisës deri në shtator, duke u ndalur tek thirrjet që LSI ka kthuer në refren së fundmi, se ky vend është i pamjaftueshëm për të jetuar dhe ka bërë thirrje që qytetarët duhet të ikin sa më parë.

Duke iu referuar kështu deklaratave të Petrit Vasilit, Braçe ironizon LSI, duke shtruar pyetjen se përse nuk ikin ata vetë të parët, apo siç thotë ai “fshihen pas denglave që jemi të përgjegjshëm”. Ndërsa i kujton LSI që është ende në pushtet, se nëse asgjë nuk lëviz në këtë vend, po pasuria e tyre pse leviz dhe shtohet.

Statusi i plotë:

Degjoj prej ditesh ca nga ata qe jane ende ne pushtet;

Ketu nuk rrihet, shih sa vape ben, ka zjarre, c’eshte ky turizem, po mbyten njerez qe sdine not, nuk ka roje, u vra njeri, vrau veten tjetri, delja po perhap antraksin, nuk leviz asgje, po thyen qafen vendi….. ikni!!

Nuk ka fund! Cdo dite!

Pyetje kam une;

Po ju pse rrini? Perse te tjeret duhet te ikni por ju jo?

Mos ja thoni kujt ate denglen: Ne rrime se jemi te pergjegjshem dhe kemi pergjegjesi!

Dhe tjetra;

Po mire, nese ketu eshte keshtu-zero, nuk leviz asgje, as era,

po placka juaj perse leviz, shtohet?

Të fundit