Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Braçe thirrje publike Çim Pekës: Mos iu fsheh policisë. Gazetari shfaqet në "Opinion"
Zv-kryeministri Erion Braçe shprehet se njoftimi i rremë i publikuar në disa media ka shkaktuar panik te qytetarët, duke akuzuar portalin Syri.Net te Cim Pekës.
“Jam i ashpër sepse kjo krijoi një kaos. Me vinin sms me atë lajm dhe foto e cila u përhap nga edhe si foto në rrjetet sociale. Jam i ashpër sepse u krijua një trafik ku nuk lejonte të kalonte policia, zjarrfikësja, ambulnca për të t’i dhënë ndihmën dikujt”, u shpreh Braçe.
“Në dijeninë time drejtori i syri.net është fshehur. Kjo nuk është punë e gazetarit. Drejtori i syri.net të dalë dhe të shkojë në polici të japë shpjegime. Policia ka nevojë për shpjegime”, deklaroi Braçe.
Peka u shfaq në të njëjtën orë në emisionin "Opinion", ku hodhi akuza ndaj qeverisë se kërkon t'i mbyll portalin. “Deri në 3 minuta ka qëndruar lajmi. I bëhet foto dhe e shpërndan Rama në Facebook, ka qenë ai që ka përhapur panik. Në momentin që e ka shpërndarë Rama impakti ka qenë i madh”. Çim Peka tha se gazetari që e kish shkruar këtë lajm e besonte, madje kishte njoftuar edhe familjen e tij.
“Gazetari më tha, që unë kam njoftuar dhe djalin tim 16 muajsh të dalë nga shtëpia. Unë e besoj këtë gjë, më tha. Deri në orën 5 të mëngjesit është mbajtur në komisariat, i ka bërë presion Ardi Veliu. I kanë thënë, që na thuaj që iu tha Cim Peka për këtë lajm dhe do të lëmë rehat. Sot në orën 11, kanë marrë kryeredaktori, dhe e kanë mbajtur deri në orën 5. Edhe këtij i kanë thënë që thuaj që na i ka thënë Çim Peka lajmin dhe ik në shtëpi”, deklaroi Peka.