Flash News

KRYESORE

Braçe u “tërheq veshin” drejtuesve të bashkive: Rrugët dhe stolat lahen kështu

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, publikoi të hënën dy foto (nga jashtë Shqipërisë), ku shihen se si punonjësit lajnë rrugët e qyteteve. Braçe, ndryshe nga herët e tjera kur konumikimet i ka për qytetarët, këtë herë i kishte për kryebashkiakët e PS që drejtojnë bashkitë në vend. Numri dy i qeverisë u tregon të zgjedhurve vendor se si lahen rrugët e qyteteve, pasi sipas tij, nga Evropa mësuam “se si lahen duart”.

Rrugët, trotuaret lahen kështu! Pasi mësuam më shumë se kurrë nga Evropë e jo vetëm se si lahen duart, tani duhet të mësojmë se si lahen rrugët, trotuaret, stolat! Shiko, e çmoj pafund përpjekje, punën e kryetarëve të bashkive për dezinfektimin e çdo ambjenti publik; por duhet edhe më shumë!

Rrugët e trotuaret duhen larë kështu! Ndalim qarkullimi e izolimi, duhet të shërbeje pikërisht për këtë. Kompanitë për pastrimin e mbetjeve të lajnë rrugë e trotuare kështu! Ti përgjigjen kësaj situate, të bëjnë dhe ata diçka më shumë”, shkruan Braçe.

Të fundit