Flash News

KRYESORE

Braçe vendos në objektiv Niko Peleshin, e thërret sërish në interpelancë

Braçe vendos në objektiv Niko Peleshin, e thërret sërish

Kuvendi do të zhvillojë të enjten një interpelancë me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, me kërkesë të deputetit socialist Erion Braçe. Kjo është interpelanca e dytë e Peleshit në pak muaj, më kërkesë të Braçes.

Sfidat me të cilat përballet dikasteri i bujqësisë dhe objektivat që pritet të arrihen do të jenë në fokus të kësaj interpelance.

Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë plenare për të diskutuar dhe miratuar edhe disa ligje të rëndësishme. Deputetët do të miratojnë aktin normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, si dhe projektligjin “Për ndihmën juridike”.

Në seancën e nesërme plenare pritet po ashtu edhe miratimi i projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërkombëtare për vajin e ullirit dhe ullinjtë e tavolinës 2015”, si dhe projektligji “Për ratifikimin e dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit të modernizimit të asistencës sociale. Po ashtu do të zgjidhen edhe dy anëtarët e Autoritetit të Konkurencës.

Të fundit