Flash News

KRYESORE

Braçe zbulon si mazhoranca u përpoq të mashtronte opozitën për presidentin e ri

Braçe zbulon si mazhoranca u përpoq të mashtronte opozitën

Përpara se Ilir Meta të zgjidhej president i Shqipërisë, ai vetë dhe kryeministri Edi Rama u përpoqën tu mbushnin mendjen shqiptarëve se kërkonin që procesi të ishte sa më konsensual dhe në bashkëpunim me opozitën.

Por deputeti i PS, Erjon Braçe ka zbuluar se ajo sjellje e Ramës dhe Metës ka qenë e shtirur, pasi pavarësisht ofertave që i bënin opozitës, ata e kishin vendosur që në 2013-ën se kush do të ishte presidenti i ri.

Braçe ka deklaruar në emisionin “45 minuta” në Report Tv se zgjedhja e Metës president ishte parashikuar në marrëveshjen e prillit të 2013-ës, kur u firmos koalicioni PS-LSI për vitet 2013-2017.

“Në këtë marrëdhënie ka vetëm një pale jo korrekte, nuk është PS. Pala korrekte është pikërisht PS-ja. I ka qëndruar korrekte marrëveshjes së prillit 2013 dhe marrëveshjes së presidentit. Ka qenë pjesë e marrëveshjes zgjedhja e Ilir Metës President. I kemi qëndruar korrekt deri në votën e fundit, ashtu si çdo pjese të marrëveshjes së prillit 2013. I kemi qëndruar me korrektësi maksimale”, ka deklaruar Braçe.

Të fundit