Flash News

KRYESORE

Braçe: Zgjedhja e Metës President pjesë e marrëveshjes së 2013-ës

Braçe: Zgjedhja e Metës President pjesë e marrëveshjes

I ftuar në "45 minuta" në Report Tv, Braçe u shpreh se pakti i para 4 viteve që çoi në bashkimin e të majtës, parashikonte zgjedhjen e Metës si pasues të Bujar Nishanit në Presidencë. 

 "PS i ka qëndruar korrekte marrëveshjes së prillit 2013 dhe marrëveshjes së presidentit. Ka qenë pjesë e marrëveshjes zgjedhja e Ilir Metës President. I kemi qëndruar korrekt deri në votën e fundit, ashtu si çdo pjese të marrëveshjes së prillit 2013. Në sallën e Kuvendit kemi treguar përgjegjshmëri maksimale. Jemi sjellë në mënyrë korrekte jo vetëm atë në ditë në seancë, por edhe pas seancës", u shpreh Braçe. 

Të fundit