Brad Pitt zgjedh se cila është më e mirë në shtrat mes Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie

Brad Pitt vazhdon të jetë një nga meshkujt më tërheqës të Hollywood-it dhe është përfolur gjithmonë për marrëdhëniet e tij me femrat. Sidomos marrëdhënia me Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston ka qenë përherë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave e ndjekësve të tyre.

Por cila nga të dyja është më e mirë në shtrat? Megjithëse Brad nuk ka preferuar asnjëherë të flasë mbi këtë temë dhe gjëra kaq private e personale, sipas një burimi të afërt me aktorin për mediat amerikane, Brad ishte akoma më emocionues në shtrat me 51 vjeçaren Jennifer Aniston.

“Një herë ai piu dy ose tre pije më shumë, kështu që miqtë e tij e bindën atë për të zbuluar se cila nga të dyja ishte më argëtuese në dhomën e gjumit. Edhe pse ai nuk donte të përgjigjej në fillim, në fund ai gjithsesi e pranoi se ishte Jennifer dhe ai ishte më i qetë me të, domethënë që kishte më shumë pasion. Megjithëse përmendi që ishte në të njëjtën gjë me Jolie në fillim, mirëpo gjërat ndryshuan më vonë, dhe Angelina më vonë nuk donte të flinte me të më shumë se një ose dy herë në javë. Brad madje zbuloi se Jennifer është personi më i qetë me të cilin ka fjetur ndonjëherë dhe se gjithnjë është tërhequr nga fakti që ajo është me plot vetëbesim dhe e gatshme për gjëra të reja”, theksoi një burim i afërt me të.