Flash News

KRYESORE

Brahimllari, lufton qeverinë me “mjaltin” e Ben Blushit

Brahimllari, lufton qeverinë me “mjaltin” e Ben Blushit

Deputeti i ri i LSI-së e ka marrë edhe ai fjalën në Kuvend për të diskutuar programin e kryeministrit për qeverinë “Rama 2”. Në fjalën e tij të parë në Kuvend, Brahimllari, si opozitar, duke luftuar qeverinë, paaftësinë e saj për drogën dhe programin minimalist të saj për luftën kundër kanabisit e drogës, u kujton deputetëve një historinë e bletëve, të cilën e ka thënë pikërisht në atë parlament ish-deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi. Brahimllari e tha si histori të tij, personale, por historinë e bletëve të Blushit e mbajnë mend të gjithë, me të cilën akuzonte Ramën se kanabizimi i vendit ka çuar në zhdukjen e bletëve dhe kjo është një fatkeqësi shumë e madhe për vendin. Gjithseis, kjo nisje me “kopje” e Brahimllarit, nuk është një premisë e mirë për të rinjtë, të cilët do t’u duhet kohë që të gjejnë pozicionin e të jenë vetvetja në Kuvend.

Të fundit