Flash News

KRYESORE

Brahimllari: Nuk përfaqëson interesin e qytetarëve, është qeveri e dalë nga paratë e drogës dhe krimit të organizuar

Brahimllari: Nuk përfaqëson interesin e qytetarëve,

Pas Kryemadhit dhe Gjoshës, ka reaguar pas bërjes publike të emrave të rinj të kabinetit qeveritar  “Rama 2”, edhe nënkryetari i LSI-së, njëkohësisht deputeti i kësaj force politike, Endrit Braimllari. Përmes një statusi në facebook,  Braimllari shprehet se kjo qeveri nuk përfaqëson interesin e qytetarëve, por është qeveri e dalë nga paratë e drogës dhe krimit. Gjithashtu ai thotë se Rama përmes kësaj qeverie kërkon të të marrë peng dhe të mbrojë interesat e atyre që shpërndanë paratë e drogës.

Ja statusi i Endrit Braimllarit:

“Kjo qeveri nuk përfaqëson interesin e qytetarëve por është qeveri e dalë nga paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Pa vizion, pa shpresë për shqiptarët, pa një plan ekonomik për xhepat e familjeve shqiptare, pa një plan mbi punësimin dhe arsimin!

Ky show i sotëm kishte të njëjtin skenar që Edi Rama e luan prej vitesh: “Fajin e ka gjithmonë dikush tjetër, asnjëherë ai”.

Pasi bleu votat në çdo cep të Shqipërisë, tani kërkon që nëpërmjet kësaj qeverie të marrë pengë, të mbrojë interesat e atyre që shpërndanë paratë e drogës dhe ata që bën presion, duke deformuar vullnetin e shqiptarëve.”

Të fundit