Flash News

KRYESORE

Braho për LSI-në: Gaboi rëndë që refuzoi koalicionin me PS-në. E vërteta e “çantës së zezë”

Braho për LSI-në: Gaboi rëndë që refuzoi koalicionin me

Deputeti Spartak Braho e konsideron një gabim të rëndë të LSI-së refuzimin e koalicionit me PS në zgjedhjet e fundit.

“Siç dihet në zgjedhjet e vitit 2017 të dy forcat politike hynë me vehte në zgjedhje. LSI-ja e refuzoi koalicionin me PS-në. Pavarësisht arsyeve për mendimin tim LSI-ja gaboi rëndë në këtë pozicionim.  Ambjentet dhe rrethet e kontaminuara përqark dy lidereve natyrisht që ndikuan negativisht” – thotë Braho në një intervistë për gazetën Dita.

I pyetur gjatë intervistës në Dita për të famshmen “çantë e zezë”, Spartak Braho nuk i shmanget përgjigjes:

”Çanta” e zezë qëende kujtohet, ka patur simbolikën në kontekstin e një ngjarje të caktuar, siç ishte çështja “Meta-Prifti” ose “7 apo 700”.

 Në atë proces hetimor e gjyqësor u luftua me filmime dhe antifilmime, me përgjime e anti pergjime, me intriga e falsifikime. U implikuan goxha aktore, personazhe politike e biznesmenë me historira, karaktere nga me mostruozet. I angazhuar për të ndihmuar në sqarimin e situatës në një emision Opinion unë isha i pranishem se bashku me materialet dhe ekspertizën e nevojshme sqaruese të futura në një çantë dore. E thashë edhe më siper çanta e zeze ishte simbolika dhe vete memoria e asaj çështje që bëri bujë.Mesa shoh tani çantat fizike janë zëvendësuar me çanta dixhitale dhe i kanë nxjerrë jashte përdorimit të parat”, u shpreh Braho.

Të fundit