Flash News

KRYESORE

Braktisi 'Top Channel', Jonida Shehu moderatore në një tjetër televizion

Braktisi 'Top Channel', Jonida Shehu moderatore në një

Largimi i Jonida Shehut nga “Pasdite në Top Channel” bëri bujë.  Jonida braktisi Top Channel pasi përfaqësuesit ligjorë të televizionit deklaruan se do të ngrinin një padi për moderatoren për mungesën e profesionalizmit të saj në punë, ndërsa vetë Jonida deklaroi se nuk ishte dakord me mënyrën si organizohej puna në emision.

Por duket se Jonida Shehu nuk do t’i mungojë edhe për shumë gjatë ekraneve shqiptare. Burime për “Xing.al” kanë bërë të ditur se Shehu është rekrutuar nga “Klan” dhe me shumë gjasa, moderatorja do të ketë një emision të sajin në “Klan Plus”.

Ajo është një prej emrave më të rëndësishëm që janë bërë pjesë e “Klan” këtë vit dhe mbetet vetëm për t’u parë se me çfarë emisioni do të vijë kësaj radhe.

Të fundit