Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
“Braktisja papërgjegjshmëri çnjerëzore”, Basha: Qeveria të kthejë qytetarët e bllokuar në dogana
Lulzim Basha e quajti situatë dramatike bllokimin e shqiptarëve në pikat kufitare me Greqinë dhe Malin e Zi. Basha i kërkon qeverisë të lejojë kthimin e emigrnatëve në shtëpi. Sipas Bashës “braktisja është papërgjegjshmëri njerëzore”.
“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, shkrun Basha.
Prej disa ditësh dhjetëra emigrantë apo qytetarë shqiptarë, që kthehen nga Greqia apo nga vende të tjera të Europës, kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare. Këta qytetarë nuk janë lejuar të futen në vendin tonë pasi pikat kufitare janë mbyllur për qytetarët.