Flash News

KRYESORE

Brataj: Ulet numri i thirrjeve për COVID19 në Urgjencën Kombëtare

Brataj: Ulet numri i thirrjeve për COVID19 në Urgjencën

Drejtuesi i urgjencës kombëtare, dr. Skëndër Brataj u shpreh se ka rënie të thirrjeve për COVID19, por ende ka çdo ditë raste të reja.

“Organizimi ka qenë perfekt, kemi në dispozicion  autoambulanca të dedikuara për COVID19. Duhet thënë se aktualisht fluksi i thirrjeve është ulur”, tha Brataj.

Deklarata e Bratajt, erdhi gjatë një takimi me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa vizitoi ekipin mjekësor që është në vijën e parë të përballjes me COVID-19, në Urgjencën Kombëtare.

Ministrja u bëri një apel qytetarëve, sidomos të moshuarve, të vijojnë të tregohen shumë të kujdesshëm që të mos shkojnë menjëherë në spitale apo qendra shëndetësore, por nëse kanë pyetje mbi barna me rimbursim apo duhet të lidhen me mjekun e familjes, të vazhdojnë të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40, ndërsa për çdo urgjencë të kontaktojnë numrin e urgjencës 127.

Të fundit