Flash News

KRYESORE

Brazili përgatitet për përballjet me Gjermaninë dhe Rusinë, Neymar jashtë liste

Brazili përgatitet për përballjet me Gjermaninë dhe

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Tite, ka publikuar listën e 26 lojtarëve që do të jenë në dispozicion të teknikut 56-vjeçar për dy ndeshjet miqësore përballë Gjermanisë dhe Rusisë.

Në këtë listë bën pjesë lojtari i Besiktas Talisca, mbrojtësi i Sao Paulo, Rodrigo Caio, dhe mesfushori Pedro Geromel i Gremios.

Ndërkohë ashtu siç edhe pritej, Neymar nuk do të jetë i gatshëm për këto dy supersfida, pasi po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Lista e plotë:

Portier: Alisson, Ederson e Neto

Mbrojtës: Daniel Alves, Fagner, Marcelo, Filipe Luís, Marquinhos, Miranda, Thiago Silva, Geromel e Rodrigo Caio

Mesfushorë: Casemiro, Fernandinho, Fred, Paulinho, Renato Augusto, Coutinho, Willian e Talisca

Sulmues: Gabriel Jesus, Firmino, Douglas Costa, Taison e Willian José

Të fundit