Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Bregu i jep ‘lamtumirën’ PD së Bashës: Brenda janë ata që e donin partinë jashtë; nis një kapitull i ri
Majlinda Bregu ka reaguar për[lock]
herë të parë pas vendimit të Lulzim Bashës për ta lënë atë jashtë listës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.
Bregu e konsideron këtë zhvillim si mbyllje të një tjetër kapitulli të jetës së saj politike në PD, për të nisur një kapitull të ri, sërish në PD.
Ish-ministrja e Integrimit thekson se ka mbetur jashtë listës së Bashës pasi ndryshe nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij, nuk e donte PD-në jashtë zgjedhjeve.
Bregu falenderon vetëm ish-kryetarin Sali Berisha për çka i ka mësuar këto vite në politikë.
Reagimi i Majlinda Bregut:
Dua sot të falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë votuar Partinë Demokratike duke besuar në gjithë këto vite edhe tek unë. Shpresoj shumë mos të kem zhgënjyer asnjë. Kërkoj ndjesë nëse nuk bëra dot më shumë se çdo doja e çdo mund të bëja edhe gjatë këtyre katër viteve në Opozitë. Shumëkush më thotë sot se duhet të ndjehem e lehtësuar pasi e kam thënë pa frikë, por me drithërimën e dhimbjes këtë që po ndodhte.
Gjithsesi tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratike, për të nisur, sigurisht, një kapitull i ri, pa pikë dyshimi në PD dhe dhe me PD e Shqiptarëve Demokratë të Vërtetë!
Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve.
Jashtë grupimit qe s’tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të Republikës së Re!!!
Jashtë listës ku ka shumë kokëtundës pa mendim e kurajo civile e politike, por dhe miq e ish miq të qartë, demokratë, apo të tjerë të heshtur para zvetënimit te partisë së parë opozitare në Shqipëri.
Jashtë listës së atyre që mbrëmë i ka zënë gjumi pa asnjë lidhje me PD e që në mëngjes janë zgjuar të renditur në vijën e parë të saj.
Privilegj të jem jashtë bashkë me të gjithë ata që kërkuan dhe u përpoqën pa marrë parasysh asnjë kosto, qoftë edhe ketë përjashtim, që PD të hynte në zgjedhje.
Brenda janë ata që e donin PD jashtë!
Ndjehem e privilegjuar që jam jashtë liste me ata të cileve ju jam mirnjohëse për çka kam mësuar me ta e prej tyre në Republikën e Vjetër te Sali Berishës. Te cilit I uroj si gjithmonë vetëm të mira e s'kam dyshim që do të mbetet deputeti më aktiv në radhët e grupit parlamentar të Republikës së Re.
Me lejoni t ndalem ketu sot, se kam pershtypjen se PD po jeton atë cikël historik krize zhvillimore që jeton një grup a komunitet: “Duhet të bëhet më keq se sot që të bëhet më mirë se dje!