Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
‘Breitbart’: Presioni i SHBA stabilizoi qeverinë e Edi Ramës, aleati i Soros u rrit politikisht
Breitbart News, një media pro presidentit amerikan Donald Trump, e shikon marrëveshjen mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës si përfitim të këtij të fundit. Pa harruar të përmendi se Rama është aleat i miliarderit George Soros, Breitbart thekson se kryeministri shqiptar ka marrë nxitje të rëndësishme politike pas presionit të SHBA-së ndaj opozitës për t’i dhënë fund bojkotit.
“Kryeministri socialist shqiptar, Edi Rama, aleat i George Soros dhe kritik i presidentit Trump, mori një nxitje të rëndësishme politike të enjten pasi diplomatët amerikanë ndihmuan në përfundimin e bojkotit të opozitës në zgjedhjet e ardhshme, duke paralajmëruar se SHBA do të pranonte rezultatin edhe nëse asnjë parti tjetër nuk merrte pjesë në zgjedhje”, e nis artikullin kjo media.
Më tej, në shkrim pasqyrohen deklaratat e Ambasadës së SHBA dhe Departamentit Amerikan që i jepnin mbështetje zgjedhjeve pa opozitën. Sipas kësaj medie, marrëveshja ka stabilizuar qeverinë e Ramës dhe e mban atë në pushtet.
“Marrëveshja e stabilizon vendin tani për tani dhe e mban Ramën në pushtet. Ndërhyrja e SHBA ka stabilizuar dukshëm qeverinë e liderit socialist, i cili është kritik i presidentit Tump dhe pjesë e grupit të miliarderit të majtë George Soros”, shkruan Adam Shaw për Breitbart News.
Në artikull ka gjetur hapësirë edhe deklarata e zyrtarit të PD, Tomor Alizoti, i cili shprehur tronditjen për deklaratat e SHBA. “Vendi më demokratik nuk mund të thotë bëni zgjedhje pa opozitën. Kjo të çon drejt krizës”, citohet ai.
Breitbart News ka raportuar edhe herë të tjera për krizën politike në Shqipëri, kërkesat e opozitës, takimet e Lulzim Bashës në SHBA dhe lidhjet e Ramës me Soros.