Flash News

KRYESORE

Brenda "folesë" së Partizanit, pamjet e fundit nga kompleksi i ri

Klubi i Partizanit po mendon për të ardhmen. Drejtuesit kanë nisur punën me seriozitet në kompleksin e ri dhe kanë publikuar pamjet për ecurinë e punimeve. Vëmendja kryesore e "Demave të kuq" është te stadiumi i ri.

Pamjet tregojnë se puna po vazhdon me ritme të larta dhe shumë shpejt ekipi kryeqytetas do të jetë me një "fole të re". Ndërtimi i kompleksit do të bënte që skuadra kryeqytetase të kalonte në një tjetër stad, pasi nuk do të paguante shtesë për stërvitje dhe stadium, por do të stërvitej brenda ambientit të saj.

Njoftimi - "Punimet në Kompleksin Sportiv dhe stadiumit të FK Partizani vijojnë me ritme të larta. Aktualisht po realizohet porta e hyrjes qëndrore të kompleksit dhe stadiumit. Drejt përfundimit të plotë është sistemi qëndror i kullimit të ujrave të stadiumit dhe gjithë kompleksit sportiv. Janë prodhuar elementët konstruktiv metalik, për mbulimin e Tribunës B (përballë), ndërkohë po përfundon mbulimi tërësisht i Tribunës qëndrore", - shkruan klubi i kuq.

Të fundit