Flash News

KRYESORE

Brenda javës vendoset hapja e "Shefqet Ndroqit", përcaktohet dhe data kur rifillojnë operacionet e planifikuara

Brenda javës vendoset hapja e "Shefqet Ndroqit", përcaktohet

Duke filluar nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara në spitalet rajonale dhe universitare. Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një inspektimi në spitalin e ri të  në QSUT.

“Koeficienti i riprodhimit paraqitet nën 1, çka ka bërë që sot Komiteti Teknik i Eksperteve të vlerësojë edhe rihapjen graduale te sistemit shëndetësor në spitalet rajonale dhe universitare nga data 18 Maj. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar”, tha Manastirliu.

Gjithashtu, ajo bëri me dije se po vlerësohet dhe rikthimi në normalitet edhe i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, ku brenda javës pritet një vendim për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij.

Të fundit