Flash News

KRYESORE

Brenda kësaj jave Saimir Tahiri do thirret në Prokurori

Brenda kësaj jave Saimir Tahiri do thirret në Prokurori

Tashmë që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri la zyrtarisht mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prokuroria e Krimeve të Rënda do ta thërrasë për të dëshmuar brenda kësaj jave.

Burime pranë organit të akuzës konfirmuan për Vizion Plus se ish-ministri i brendshëm do të pyetet për lëvizjet e tij në Itali dhe Greqi, gjatë viteve 2014-2015.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të rënda në të dyja udhëtimet, ai ka përdorur automjetin tip “Audi”, të cilin ua kishte shitur Habilajve, përpara se të emërohej ministër.

Nga provat e administruara prej prokurorisë ish-ministri gjatë kohës që ka qenë në detyrë ka përdorur “Audin” me targa të pandryshuara në këto udhëtime. Nga ana tjetër, nuk konfirmohet nëse Prokuroria do të kërkojë në gjykatë vlerësim mase arresti apo do të vijojë me hetimin në gjendje të lirë.

Të fundit