Flash News

KRYESORE

Brenda pak minutash Veliaj përgënjeshtron veten, gazetarja në studio kap gafën dhe e thotë me gjysmë zëri

Brenda pak minutash Veliaj përgënjeshtron veten, gazetarja në

Kanë mjaftuar pak minuta dhe disa ngacmime të vogla nga gazetarët në studio që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të mbajë dy qëndrime për të njëjtën çështje.

Pretendimit të banorëve të Shkozës se nuk janë ata që kanë ndërtuar mbi shtratin e lumit, por është projekti i ri që po u dërgon lumin te banesat, Veliaj u përpoq t’i shfajësohej me justifikimin se nuk kishte informacion dhe theksoi se nuk është inxhinier për ta vërtetuar.

Veliaj-1: Nëse kanë një pretendim të tillë fare mirë mund ta provojnë. Mund të shkojnë në gjykatë dhe ta provojnë. Unë nuk jam inxhinier dhe as nuk është projekti i bashkisë.

Pas disa minutash, ishte vet Veliaj ai që e konfirmoi këtë pretendim, ndërsa tregoi se e njihte shumë mirë projektin.

Veliaj-2: Lana po zgjerohet dy kilometra në veri, është ky segment që po flasim tani dhe që do të lidhet më këtë unazë dhe dy kilometra në jug që do fillojë nga ‘Pallati me Shigjeta’ deri në Kashar. Pra siç po zgjatet nga materniteti deri në Shkozë...  

Këto dy qëndrime të Veliajt kur po fliste për projektin e ri të Lanës u kapën nga gazetarja Juli Xhokaxhi, e pranishme në studio, e cila me gjysmë zëri tha: “Ai (projekti) që ata (banorët) e quajnë devijim të shtratit”.

Ndërkohë, dy gazetarët e tjerë në studio, Blendi Fevziu dhe Robert Rakipllari, e lanë këtë moment të kalonte në heshtje.

 

 

Të fundit