Flash News

KRYESORE

Brenda vitit linja e re ajrore shqiptare nis fluturimet

Brenda vitit linja e re ajrore shqiptare nis fluturimet

Linja ajrore shqiptare do të nisë fluturimet brenda këtij viti. Lajmi është konfirmuar nga gjigandi turk i aviacionit, “Turkish Airlines”, i cili është duke asistuar qeverinë shqiptare në themelimin e kompanisë vendase, që do të kryejë fluturime nga Rinasi drejt rajonit dhe vendeve të tjera të botës.

Ilker Ayci, kryetari i bordit ekzekutiv të “Turkish Airlines” ka deklaruar para gazetarëve se projekti po ecën sipas parashikimit dhe shanset që linja të rezultojë një sukses tashmë janë më të mëdha.

“Pritshmëritë tona që kompanitë italiane të reduktojnë operacionet e tyre në Shqipëri krijojnë një mundësi të lartë biznesi për këtë partneritet strategjik”, ka deklaruar Ayci.

Të fundit