Flash News

KRYESORE

Breshëri kallashnikovi në Shkodër, pranga 20-vjeçarit

Breshëri kallashnikovi në Shkodër, pranga 20-vjeçarit

Forcat “Shqiponja” në Shkodër kanë vënë në pranga një shtetas nga lagja “Kiras” në Shkodër, që gjuajti me armë në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, bëhet fjalë për një personin e identifikuar me inicialet P.I., rreth 20 vjeç. Në momentin e arrestimit, ai mbante akoma në dorë automatikun me të cilin krijoi panik në Kiras si dhe një karikator me fishekë.

Lagja ‘Kiras’ është një nder zonat me problematike në Shkodër, ku ka pasur shpesh herë përplasje mes grupeve kriminale që kanë çuar deri në vrasje.

Të fundit