Flash News

KRYESORE

Breshëri plumbash/ Dëshmojnë në polici dy punonjësit e Bashkisë Lezhë

Breshëri plumbash/ Dëshmojnë në polici dy punonjësit e

Dy punonjës të Bashkisë Lezhë të cilët ranë pre e një atentati pranë fshatit Tresh në Lezhë, kur nga një makinë u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë tjetër në lëvizje kanë dëshmuar në polici.

Mirel Ndoka dhe Edmond Mhilli, në dëshminë mësohet se kanë thënë se janë qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Në momentin e atentatit, Mirel Ndoka, punonjës i INUV në Bashkinë Lezhës tha se e parakaloi makinën e agresorëve me qëllim për t’i shpëtuar sulmit.

Ata thanë po ashtu se atentatorët e kishin qëlluar makinën e tyre në pjesën e gomave, ndërsa për t'i shpëtuar plumbave të tjerë ata janë futur në një pikë karburanti deri në momentin kur ka mbërritur policia.

Lidhur mbi ngjarjen, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, duke shpresuar se do të ketë pamje të qarta të asaj çfarë ka ndodhur.

Nuk bëhen me dije detaje të tjera rreth ngjarjes, por policia po vijon hetimet.

Të fundit