KRYESORE

Breshëri plumbash ndaj biznesit në Fier, Berisha zbardh detajet:  Kriminelët po darkonin me byrazerin e Alizotit

Ish-kryeministri Sali Berisha komenton ngjarjen e mbrëmshme në orët e vona në Fier.

Një makinë e tipit ‘BMW’ u gjet e djegur në Fier pranë vendit të quajtur “Afrimi i ri”, ku persona ta paidentifikuar kanë qëlluar fillimisht me armë drejt një dyqani të materialeve për makina dhe më pas i është vënë flaka ‘BMW-së’ në periferi të qytetit.

Sipas Berishës në një reagim në rrjetet sociale, “kriminelet po darkonin me byrazerin e Alizotit”, ndërsa ironizon duke shtuar se Fieri sot është më i sigurt se kurrë më parë.

“Forca e krimit përshëndet Vasal Kimikun dhe badiguardin e Eskobarit, sulmohet me breshëri biznesi dhe ndizet flake automjeti. Kriminelet po darkonin me byrazerin e Alizotit. Pritet sot deklarata e kreut te meduzës: Fieri sot është me i sigurte se kurrë!! sb”, shkruan Berisha.

Informacion paraprak

Në datën 03.04.2019, në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Në vendnngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ditari politik

Të fundit