Flash News

KRYESORE

Brexit aprovohet nga liderët e BE, Juncker: Kjo është tragjedi

Brexit aprovohet nga liderët e BE, Juncker: Kjo është tragjedi

Liderët e BE-së kanë aprovuar marrëveshjen për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

Pas diskutimeve mes tyre në Bruksel, 27 liderët evropianë kanë miratuar këtë marrëveshje, e cila tashmë duhet të kalojë edhe në parlamentin e Britanisë, për të marrë aprovimin e tyre për Brexit.

Ndërkohë, lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili e ka cilësuar si një tragjedi.

“Sot është një ditë e trishtuar, të shohësh një vend si Britania e Madhe të largohet, por do të bëja të njëjtin koment edhe për të gjithë të tjetër, distancimi nga BE-ja nuk është një moment gëzimi apo festimi, ky është një moment i trishtë, një tragjedi”, u shpreh Juncker.

Londra dhe Brukseli tashmë kanë rënë dakord me kushtet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE më 29 mars 2019.

Të fundit