Flash News

KRYESORE

Brexit/ Deputetët do të votojnë planin B të Theresa May më 29 janar

Brexit/ Deputetët do të votojnë planin B të Theresa May

Është konfirmuar se deputetët do të votojnë “Planin B” të Brexit të Theresa May-t më 29 janar. Kjo vjen pasi Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë marrëveshjen e May-t me Bashkimin Europian, të martën në mbrëmje.

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Andrea Leadsom tha se kryeministrja do të paraqiste një mocion dhe do të bëjë një deklaratë për hapat e saj të ardhshëm, të hënën.

"Debati i plotë i ditës mbi mocionin do të mbahet të martën, më 29 janar, në varësi të marrëveshjes së Dhomës së Përfaqësuesve ", tha Leadsom për Parlamentin.

Të fundit