Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon që britanikët të dalin me çdo kusht nga BE, le të kushtojë sa të dojë. Motoja e tij: "luftë ose fundosje" nuk parashikon kompromise me Bashkimin Europian.
"Më gjeni gjithë verën". Kështu shkroi Michel Barnier, kryenegociuesi i BE për Brexit në një E-mail për qeveritë e BE, madje në ditën, që filloi detyrën kryeministri i ri britanik, Boris Johnson. Barnier i bëri një ofertë për bisedime qeverisë së re në Londër. Por deri më tani kryenegociatori nuk ka takuar askënd nga shtabi i ri në Downing Street Nr. 10.
Negociata të reja për marrëveshjen 600 faqëshe të mbyllur ndërkohë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Michel Barnier i ka përjashtuar që nga fillimi. "Tani duhet të jemi të qetë dhe solidarë", ka thënë Barnier. Kërkesat bombastike nga Boris Johnson, si heqja e "Back stop"-it irlandez, diplomati francez i hodhi poshtë si "të papranueshme". Me "back-stop" kërkohet të pengohet, që mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore të ngrihet sërish kufiri i BE me kontrolle doganore, kjo për sa kohë derisa palët të kenë gjetur një zgjidhje më të mirë.
Mesazhi i thjeshtë: Jashtë
Vizitori i vetëm nga Londra, që ka shkuar në Bruksel që nga ndërrimi i qeverisë është funksionari britanik, David Frost. Ai është i ngarkuari i posaçëm i kryeministrit për Brexit. Komisionit Europian dhe diplomatëve të BE ai u shpjegoi, se Britania e Madhe do të largohet pa mëdyshje nga BE më 31 tetor edhe pa një marrëveshje.
Si kusht për bisedime të reja me BE, Frost përmendi heqjen e "Back-stop-it jo demokratik". Këtë kërkesë e kanë hedhur poshtë si BE ashtu edhe kryeministri irlandez, Leo Varadkar. Diplomatët nga BE, thanë se Davis Frost nuk ka sjellë asnjë alternativë për heqjen e Back stop-it. As tema të tjera, për të cilat Johnson do të negocionte në rast të një raundi të ri nuk janë përmendur. Para ngjitjes në postin e kryeministrit, Johnson ka thënë, se ai do donte t'i ruante pjesët e mira të marrëveshjes dhe të ndryshonte pjesën tjetër. "Ne mund të fluturojmë në hënë, pra mund t'ia dalim të organizojmë edhe këtë kufirin me Irlandën", tha ai.
Brexit i ashpër me shumë gjasa
Sipas pikëpamjes së Brukselit, Boris Johnson po merr drejtimin e një Brexit pa marrëveshje, pa afate kalimtare, pa paguar llogaritë e hapura me BE, pa një përfytyrim për marrëdhëniet e ardhshme me BE. Vërtet që kryeministri i ri britanik deklaron, se Brexit i "ashpër" nuk është objektivi i tij, por nëse më 31 tetor nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë Britania e Madhe largohet edhe pa marrëveshje.
Ministrat në kabinetin britanik vazhdojnë ndërkohë me fajësimet. Michel Gove, ministër për përgatitjen e Brexit është shprehur për BBC, se "kemi nevojë për një raund të ri. Ne jemi gati të përballemi me BE. Por për mometin, duket se BE nuk ka interes për këtë. Ata thonë thjesht Jo. Kjo është e gabuar, e trishtë dhe jo në interesin europian." Michel Barnier nga ana e tij këmbëngul, se as BE nuk e dëshiron një Brexit pa marrëveshje. Marrëveshja me BE nga ana tjetër është rrëzuar 3 herë nga parlamenti britanik.
Votë mosbesimi në Dhomën e Ulët?
Për shkak se qeveria e Boris Johnson po ecën drejt Brexitit pa marrëveshje, megjithë paralajmërimet e shoqatave ekonomike dhe Bankës së Anglisë, kundërshtarët duan që ta përdorin parlamentin e përçarë për të ndalur Johnsonin. Koalicioni i konservatorëve dhe partisë irlandezoveriore, DUP ka aty vetëm një mazhorancë të vogël me një votë. Në javën e parë të shtatorit, opozita laburiste mund të provojë një mocion mosbesimi kundër kryeministrit. Në rast se Johnson nuk e kalon mocionin, atëherë qeveria ka 14 ditë kohë për të siguruar mazhorancën. Kur nuk arrihet të krijohet një mazorancë e re, kryeministri duhet të japë një datë për zgjedhje të reja brenda 25 ditësh.
Por mbetet e diskutueshme, nëse Boris Johnson mund të detyrohet, të japë dorëheqjen në këtë kohë. Ligji zgjedhor i vitit 2011 nuk është i formuluar qartë për këtë, dhe nuk është praktikuar asnjëherë. Kryeministri mund t'i zhvendoste zgjedhjet edhe në nëntor. Brexiti më 31 tetor do të ishte bërë atëherë realitet. Të vetmin vendim që Dhoma e Ulët arriti të marrë në pranverë ishte ai i mosdaljes nga BE pa marrëveshje. Nga ana tjetër në fuqi është ligji që parashikon Brexitin automatikisht më 31 tetor, me ose pa marrëveshje. Parlamenti do të kishte mundësinë të ndryshonte këtë rregullore, por vetëm nëse e detyron qeverinë të vendosë në rend të ditës këtë ligj." Peter Sloman, politolog nga Universiteti i Cambridge-it thotë se parlamenti mund të udhëzojë kryeministrin të kërkojë zgjatje të afatit. "Por nëse Boris Johnson do t'i qëndronte kësaj është me pikëpyetje".
Kështu Boris Johnson është në një pozicion komod. Nëse nuk ndërmerr asgjë, Brexit vjen edhe pa marrëveshje. Teorikisht kryeministrin mund ta shkarkojë edhe mbretëresha, por kjo do të thyente traditën që monarkia nuk përzihet në politikën e përditshme, e prandaj konsiderohet e pamundur. Edhe spekulimi se BE mund të ndryshojë qëndrim në momentin e fundit nuk është shumë i qëndrueshëm. "Për këtë lojë jemi përgatitur", thonë diplomatët francezë në Paris. "Ne nuk do t'i humbasim nervat të parët." Ndërkohë që shumë konservatorë britanikë duan më në fund të dalin nga BE, le të kushtojë sa të dojë, e argumentet ekonomikë e racionalë nuk luajnë ndonjë rol të madh në këtë pikë. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38