Flash News

KRYESORE

Brexit, Kryebashkiaku i Londrës bën thirrje për një referendum të dytë

Brexit, Kryebashkiaku i Londrës bën thirrje për një

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka kërkuar një referendum të dytë për “Brexit”-in, duke kritikuar mënyrën sesi qeveria po negocion me BE-në.

Britania e Madhe brenda 6 muajsh duhet të largohet nga BE-ja dhe Khan shprehet se rreziku që kanoset tani është ai i një marrëveshjeje të keqe apo të asnjë marrëveshjeje.

Kryeministrja Theresa May ka thënë se një votim i dytë do të ishte tradhti për demokracinë.

Ndërsa Khan tha se edhe pse kishte bërë fushatë për qëndrim në BE, ai e ka pranuar vullnetin e britanikëve për të dalë nga unioni.

Ai shtoi se nuk e kishte menduar që do të mbështeste thirrjet për një referendum të dytë, por se është i shqetësuar për ecurinë kaotike të negociatave.

Të fundit