Flash News

KRYESORE

Brexit? Njerzimit i duhet një ‘Earthexit’

Brexit? Njerzimit i duhet një ‘Earthexit’

Para një viti britanikët votuan për të dalë nga Bashkimi Europian, ndërkohë britaniku më i famshëm në fushën e astrofikzikës thotë se Brexit nuk mjafton. Sipas tij, njerëzimit i duhet një “Earthexit”. Në sezonin e ri të dokumentarëve të BBC, “Tomorrow World”, Stephen Hawking i është rikthyer parashikimeve të tij të zymta për të ardhmen e njerëzimit. 

Ai thotë se tashmë ka filluar numërimi mbrapsht dhe brenda një shekulli, njerëzimit i duhet të gjeje një mënyrë që të largohet nga planeti.  

“Ndryshimet klimatike, rritja e rrezikut për t’u goditur nga një asteroid dhe mbipopullimi janë faktorët që kërcënojnë të ardhmen tonë”, thotë Haëking. Ky nuk është paralajmërimi i parë i shkencëtarit të famshëm britanik. Ai shquhet për parashikimet e zymta dhe e famshme është thënia e tij referuar bombës bërthamore.

“Është e çuditshme që ne sot kemi teknologjinë për të shkatërruar planetin tonë, por jo teknologjinë për t’u larguar nga ky planet”, ka thënë ai.

Të fundit