Flash News

KRYESORE

Brexit pa marrëveshje rrezikon fluturimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së

Brexit pa marrëveshje rrezikon fluturimet mes Mbretërisë së

Linjat ajrore britanike dhe të Bashkimit Europian do të humbnin të drejtën automatike për të fluturuar në territoret e njëri-tjetrit nëse nuk arrihet marrëveshja e Brexit. Paralajmërimi u përfshi në udhëzimet teknike për Brexit.

Qeveria britanike kërkon që të dyja palët të njohin reciprokisht standardet e aviacionit në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar përpara largimit të Britanisë.

Megjithatë, BE nuk e ka bërë ende këtë dhe do të ndalojë njohjen e praktikave të sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar nëse ndeshen vështirësi në arritjen e marrëveshjes.

"Nëse Britania e Madhe largohet nga BE në mars 2019 pa marrëveshje, Mbretëria e Bashkuar dhe BE do të humbasin të drejtën automatike për të ofruar shërbimet ajrore midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE pa kërkuar leje paraprake", tha qeveria britanike.

Të fundit