Flash News

KRYESORE

Brexit/ Parlamenti britanik do të pezullojë punimet deri më 14 tetor

Brexit/ Parlamenti britanik do të pezullojë punimet deri më 14

Kryeministrit britanik Boris Johnson, iu aprovua një kërkesë për ta pezulluar parlamentin për një periudhë kohore një mujore. Mbretëresha Elizabeta e II-të pranoi kërkesën e kryeministrit britanik për të rinisur punimet e kuvendit në 14 tetor. Kjo datë është vetëm 2 javë përpara datës së caktuar për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Kjo lëvizje ka shkaktuar indinjatë te parlamentarët britanikë të cilët e shikojnë si një manovër të qeverisë për të bllokuar ligjvënësit një dalje të Britanisë pa marrëveshje, ose në mënyrë të përgjithshme që ata të mos luajnë rolin r tyre demokratik.

Kurse Johnson tha se kjo lëvizje ishte e nevojshme që të vazhdohet agjenda e vendit dhe të prezantohej programi legjislativ.  Deputeti, Dominic Grieve, konsideroi këtë thirrje “akt të turpshëm”. Ai paralajmëroi se një situatë e tillë do të rezultojë me votëbesim pasi sipas tij “kjo qeveri duhet të bie”. Megjithatë, Johnson u shpreh se është “plotësisht e pavërtetë” të pretendohet se pezullimi i punës së parlamentit është i motivuar nga dëshira për ta shtyrë përpara një Brexit pa marrëveshje.

Ai shtoi se deputetët kanë kohë të mjaftueshme për të diskutuar largimin e Britanisë nga blloku evropian.

“Neve na duhet një legjislacion i ri. Neve na duhet të dërgojnë përpara projektligje të reja, prandaj do të kemi Fjalim të Mbretëreshës”, ka thënë ai. Për daljen e Britanisë nga BE votuan 52% e popullsisë në referendumin e mbajtur më 2016.

Të fundit