Flash News

KRYESORE

Brexit/ Pas Sekretarit, jep dorëheqjen dhe Ministri i Jashtëm britanik

Brexit/ Pas Sekretarit, jep dorëheqjen dhe Ministri i Jashtëm britanik

Pas sekretarit për Brexit David Davis mbrëmjen e djeshme, sot ka dhënë dorëheqjen dhe Ministri i Jashtëm i Britanisë Boris Johnson.

Johnson ka dhënë dorëheqjen si ministër i Jashtëm i Britanisë, në mes të një krize në rritje politike mbi strategjinë e “Brexit” në Britani.

Këtë të hënë, Sekretari britanik për BREXIT-in David Davis, tha se ka dhënë dorëheqjen për shkak të planeve “të rrezikshme” të qeverisë britanike për largimin nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se nuk do të ishte në gjendje të ofronte strategjinë e tregtisë së post-Brexit të kryeministres, që u miratua nga kabineti të premten, pasi nuk kishte besim tek ajo.

Të fundit