Flash News

KRYESORE

Brexit/ Theresa May sot jep zyrtarisht dorëheqjen

Brexit/ Theresa May sot jep zyrtarisht dorëheqjen

Sot, Theresa May pritet që japë dorëheqjen zyrtarisht nga drejtimi i Partisë Konservatore. Në kushtë të tilla, hapet gara për pasuesin e saj deri në fund të korrikut.

Ndërkohë, May do të vijojë të mbetet kryeministre e Britanisë derisa lideri i ri të ketë kaluar mocionin e besimit në Parlament.

Deri tani, ish sekretari i Jashtëm, Boris Jonson shihet si një prej pretendentëve kryesor për të pasuar May-n në postin e kryeministrit.

Në garë ka hyrë edhe kryediplomati aktual Jeremy Hunt, i konsideruar si pasues i linjës së May-t për Brexit-in. Kandidatët kanë kohë deri më 10 Qershor të zyrtarizojnë kandidaturat. Ndërsa anëtarësia e konservatorëve do të zgjedhë në fillim të Korrikut kryetarin e ri, që do të jetë edhe Kryeministër.

Të fundit