Flash News

KRYESORE

Brisida Shehaj merr detyrën e re, zhvillon takimet e para

Brisida Shehaj merr detyrën e re, zhvillon takimet e para

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj ka marrë detyrën e re si drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ndërkohë që ka nisur takimet e para.

Ditën e djeshme, Shehaj ka pritur në takim ambasadoren e Sllovenisë, ndërsa sot është takuar me ambasadorin e Japonisë në vendin tonë.

Ky pozicion i është propozuar Brisida Shehajt që në maj të 2017-ës, por vetëm tani ajo ka nisur detyrën në krye të AIDA.

Objektivat kryesore të AIDA-s janë tërheqja e investimeve të huaja, rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit. 

Të fundit