Flash News

KRYESORE

Britani, 45 vite burg për bandën shqiptare të kokainës

Britani, 45 vite burg për bandën shqiptare të kokainës

Banda shqiptare e dorgës e cila konsiderohej si banda lider në zonën e Nottingham në Britani, pas arrestimit të anëtarëve të saj dhe sekuestruimit të një sasie të madhe kokaine, ka marrë dhe dënimin me rreth 45 vite burg.

Gjykata bëri me dije se kreu i bandës ishte 37 vjeçari Lorenc Hoxha, i cili u dënua me 4 persona të tjerë, 2 prej të cilëve janë nga Nottingham, të cilët janë dënuar me 45 vite burg shkruan media britanike.

Shumë anëtarë të bandës e pranuan krimin ndërsa të tjerë u shpallën fajtorë nga gjykata. Droga e sekuestruar arrinte vlerën e rreth 1 milionë paund.

Kodi që përdornin shqiptarët për kokainën ishte fjala pica dhe kodi i përdorur në mesazhet e bandës ishte “Si duket pizza e re tani”.

Në të gjitha mesazhet ata përdornin fjalën pica për të mbuluar sasinë e drogës. Pikërisht kjo fjalë përdorej nga trafikantët për të fshehur edhe lëvizjet e fshehta të grupit që shpërndante sasi të madhe kokaine tek klientët. Mesazhe të tilla janë përdorur më së shumti nga shqiptari Hoxha.

Gjykatësi i ka dënuar anëtarët e bandës me më shumë se 45 vite burg në total. Lorenc Hoxha u dënua me 12 vite burg, ndërsa shqiptari tjetër Klinsi Rexha 18 vjeç po ashtu u dënua, pasi konsiderohet krahu i djathë i Hoxhës

Të fundit