Flash News

KRYESORE

Britani, arrestohet i riu shqiptar, drejtonte fabrikë për kultivimin e kanabisit

Britani, arrestohet i riu shqiptar, drejtonte fabrikë për kultivimin e

Një shqiptar, emigrant ilegal në Britani është arrestuar në flagrancë si drejtues i një fabrike kultivimi i 214 rrënjëve kanabis sativa në Britani.

Shtetasi shqiptar ëshët Denis Salliu, 23 vjeç. Ai ka shkuar në Britani si të gjithë shqiptarët e tjerë në kërkim të një jete më të mirë dhe kur shkoi atje i është  ofruar ndihma e autoriteteve përkatëse britanike për t’i dhënë ushqim dhe strehë shqiptarit.

Po Salliu ra preh e një grupi shqiptarë të cilët i ofruan 23 vjeçarit të punonte për drejtimin e një fabrike të kultivimit të kanabisit në  Nutaberry Yard, East-the-Water.

Vendi i përshtatur për fabrikë të bimëve narkotike nga pamja e parë dukej si një servis makinash. Pas kontrollit policia sekuestroi 214 bimë kanabis, 60 deri 90 centimetra të larta. fabrika dhe pajisjet që ndodheshin brenda saj kushtonin afërsisht 180,000£. 

Salliu pranoi akuzën si një kultivues narkotik, ai deklaroi gjithashtu se përfitimi i tij ishte 1000 £ në muaj dhe 500£ të tjera për shpenzime të ndryshme.

Gjykata vendosi masën e arrestit burg për nëntë muaj për të riun nga Shqipëria.

Të fundit