Flash News

KRYESORE

Britani/ Deputetët refuzojnë planin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit

Britani/ Deputetët refuzojnë planin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit

Boris Johnson duhet që ta provojë sërish për të zhvilluar zgjedhjet  parlamentare më 12 dhjetor pasi deputetet refuzuan planin tij.  Kryeministri do të publikojë një pjesë të vogël të legjislacionit, për të kërkuar mbështetjen e deputetëve për zgjedhje në atë datë ditën e nesërme.

Kjo sepse ai dështoi që të merrte mbështetjen e nevojshme nga 2/3-at e parlamentarëve nën aktin parlamentar të kushteve të përcaktuara. Vendimtar ishin laburistët.

“Ky parlament nuk mund ta mbajë më gjatë këtë vend peng. Parlamenti është bërë jofunksional”, tha Johnson në foltore.

Qeveria fitoi pa problem votimin e së hënës me 299 pro dhe 70 kundër, pasi radha e parë e laburistëve abstenoi. Gjithsesi, ai nuk ia doli që të merrte 434 votat që i duheshin të deputetëve.

Të fundit