All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Britani/ Parlamenti voton për daljen nga BE-ja në 31 janar

Britani/ Parlamenti voton për daljen nga BE-ja në 31 janar
All - Paragraf - 1

Dalja nga Bashkimi Evropian po shkon drejt përfundimit. Ligjvënësit britanikë mbështetën me vota planin e kryeministrit  Boris Johnson, për shkëputjen nga unioni pas 3 vitesh përpjekje. Parlamenti i ri i vendit i kontrolluar tashmë nga konservatorët, e miratoi projektligjin me 358 vota pro dhe 234 kundër.

All - Paragraf - 3

Pas këtij votimi, pritet që shkëputja të realizohet në 31 janar. Ky ishte premtimi kryesor i fushatës së Johnson-it, që triumfoi me një shumicë të qartë parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar.

Fitorja në zgjedhje, e tani me vota në parlament i krijon mundësinë kryeministrit britanik që ta zgjidhë çështjen sipas kushteve të tij. Në bazë të projektligjit, Londra duhet t`I mbyllë bisedimet tregtare me BE-në deri në fund të vitit 2020.

Ndërsa ekspertët e tregtisë dhe zyrtarët e BE-së thonë se arritja e një marrëveshje për tregtinë së lirë brenda 11 muajve do të jetë e vështirë për t’u arritur, Johnson nuk do ta pranojë shtyrje të tjera.

Bizneset janë të shqetësuara se vendi do të përballet me një Brexit “pa marrëveshje” në fillim të vitit 2021. Projektligji pritet të miratohet përfundimisht në janar, përpara afatit të parashikuar për shkëputjen e Britanisë nga blloku, 31 janari.

Të fundit