Flash News

KRYESORE

Britania dëboi 23 diplomatë rusë, vjen hakmarrja e Moskës zyrtare  

Vjen hakmarrja e menjëhershme e Moskës zyrtare një ditë pas dëbimit të 23 diplomatëve rusë në Britaninë e Madhe. Ky vendim erdhi pasi Britania e cilëson Rusinë përgjegjëse për helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal, 66 vjeç dhe vajzës së tij, Yulia Skripal, 33 vjeç në 4 mars. Rusia i është përgjigjur Britanisë duke deklaruar se së shpejti do ë dëbojë edhe dieplomatët e saj nga Rusia.

Lajmin e dha Sergei Lavrov për mediat ruse, shkruan BBC.  Britania e Madhe mori masat e saj pasi Moska refuzoi të shpjegojë se përfshirjen e saj në vdekjen e një agjent i rus.

Moska deri tani mohon çdo përgjegjësi. Ministria e jashtme e saj i quajti ndërkohë  deklaratat e kryeministrit Theresa May "të çmendura".

 

 

Të fundit