Flash News

KRYESORE

Britania e Madhe rrit në maksimum masat e sigurisë pas sulmit terrorist në Mançester

Britania e Madhe rrit në maksimum masat e sigurisë pas sulmit

Pas sulmit terrorist në Mançester pas koncertit të këngëtares Ariana Grande, Britania e ka ngritur alarmin në nivelin kritik, duke thënë se ekziston rreziku se vendi mund të përfshihet nga sulme të tjera.

Ka qenë kryeministrja britanike Theresa May, e cila bëri public lajmin dhe publikoi planin e ri të sigurisë. Sipas BBC për shkak të kërcënimit të lartë, personali ushtarak do të vihet për të mbrojtur zonat kyçe të vendit.

Nga sulmi terrorist në Mançester humbën jetën 22 persona, ndërsa 59 të tjerë mbetën të plagosur

 

Të fundit