Flash News

KRYESORE

Britania pezullon fluturimet me Egjiptin për arsye sigurie

Britania pezullon fluturimet me Egjiptin për arsye sigurie

Mediat britanike bëjnë me dije se British Airways ka anuluar të gjitha fluturimet për në Kajro për një javë për arsye sigurie.

Ditën e premte Foreign Office, ose ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, kishte përditësuar seksionin e këshillave për udhëtimet e shtetasve të saj për në Egjipt.

Në dokumentin e publikuar thuhej: “Ka një rrezik të shtuar për veprime terroriste lidhur me aviacionin. Për udhëtimet nga Egjipti drejt Mbretërisë së Bashkuar janë vendosur masa shtesë sigurie”.

Megjithatë, zëdhënësit e linjës ajrore nuk konfirmuar se cila ishte arsyeja e sigurisë që kishte sjellë këtë vendim.

 

Të fundit