Flash News

KRYESORE

Britania tregon “dhëmbët”, prodhon aeroplanmbajtësen “HSM Mbretëresha Elizabete”

Britania tregon “dhëmbët”, prodhon aeroplanmbajtësen

Tashmë kur BE ndodhet në kulmin e krizës për shkak të procesit “Brexit”, Britania e Madhe tregon "dhëmbët” në garën e armatimit, me prodhimin e fundit të aeroplanmbajtësës, “HSM Mbretëresha Elizabete”, një gjigant lundrues që i kushtoi buxhetit britanik 3 miliard stërlina.

Mijëra njerëz u rreshtuan në bregdet për të parë mbërritjen e luftanijes më të madhe dhe më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë nga Britania e Madhe, teksa hynte në port mëngjesin e kësaj të mërkure, për herë të parë.

Ndërkohë që kryeministrja Theresa May deklaroi se aeroplanmbajtësja është testamenti i denjë i ndërtimit dhe dizajnit britanik dhe simbol i marinës së Mbretërisë së Bashkuar.

Ekuipazhi përbëhet nga plot 700 vetë, ndërsa janë edhe 200 kontraktorë të tjerë, kishin dalë në kuvertën e aeroplanmbajtëses për të përshëndetur të pranishmit. Ata që ndodheshin në bord dhe ata që prisnin me kërshëri nga bregu panë edhe spektaklin e dhënë nga helikopterët e Marinës Mbretërore, të cilët u pasuan nga avionët luftarakë “Hawk”.

Të fundit