Flash News

KRYESORE

Britanikët dhe Bordi i Akreditimit ‘ngelin në klasë’  Universitetin e Tiranës: Standarde jo të arrira

Britanikët dhe Bordi i Akreditimit ‘ngelin në klasë’

Akreditimi i detyrueshëm i universiteteve publike dhe private përfshin një periudhë nga 1 deri në 5 vite.

Mirëpo Bordi i Akreditimit dhe kompania britanike QAA, pas një shqyrtimi të kritereve të universiteteve ka ‘ngelur në klasë’ , Universitetin e Tiranës, duke i dhënë afat kohor për akreditim vetëm 1 vit. 

Kjo për shkak se, sipas shqyrtimit të kritereve, Universiteti i Tiranës nuk  i përmbush plotësisht ato, duke i konsideruar si “Standarde jo plotësisht të arrira”.

Nga pesë standardet e marra në shqyrtim, tre prej tyre përmbushen thelbësisht, ndërsa dy të tjera pjesërisht. Kjo ka bërë që Bordi i Akreditimit të përpilojë një listë të gjatë me rekomandime, duke i lënë një vit kohë për t’i përmbushur ato.

 Me standarde pak më të mira se ato të UT-së rezultojnë tri universitete në rrethe: ai i Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

 Universiteti Politeknik dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan qëndrojnë diku në mes, duke përmbushur plotësisht dhe thelbësisht të pesë standardet për t’u akredituar për një periudhë 3-vjeçare, ndërsa “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Politekniku kanë 4 vite kohë për të përmbushur kushtet e vendosura nga ekspertët.

Në majë të piramidës qëndron universiteti më i ri, ai i Mjekësisë, i cili është vlerësuar maksimalisht për katër tregues dhe thelbësisht mirë për një standard.

 

Raportet e detajuara pritet t’i shkojnë në tryezë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e cila nga ana e saj në bazë të tyre vendos nëse një institucion akreditohet ose jo.

REZULTATI PER AKREDITIMIN: 

Universiteti i Mjekësisë-5 vite

 Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan-3 vite

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës-4 vite

 Universiteti Bujqësor i Tiranës-4 vite

 Universiteti Politeknik i Tiranës-3 vite

 Universiteti “Fan. S. Noli”, Korçë-4 vite

 Universiteti i Tiranës-1 vit

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër-2 vite

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë 2 vite

Universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër 2 vite

Të fundit